Kompania e WordPress-it, Automattic, në bashkëpunim me Federated Media ka bërë të ditur se së shpejti milionat e përdoruesve që përdorin WordPress.com do kenë mundësinë të vendosin reklamat e tyre në blogje. Mos lënia e reklamave në blogje tek WordPress.com ka bërë që shumë njerëz të zgjedhin Blogger, alternativën e Google, dhe jo WordPress.com. Me këtë hap përpara, WordPress shpreson që të marrë akoma më shumë përdoruesa, pra ata që janë momentalisht tek Blogger.
WordPress gjithashtu bëri të ditur se tani fuqizon më shumë se 15% të faqeve në Internet, një rritje gati 6% nga 1 vit më parë. 22% e të gjitha faqeve të reja të regjistruara janë WordPress.
C’mendim kini për vendimin e WordPress?
(Ky postim eshte shfaqur edhe tek Tech.Al, e cila eshte nje nga partneret tane sindikues.)

Shume hape i mire por nuk e di nese eshte ne kohe pasi te beshe transfert nga nje server ne tjeter nuk eshte dhe aq pune e lehte dhe sidomos kur gjerat shkojne me se miri.