Dua t’ju informoj, se ka dalë verzioni i WordPress-it 3.0. Kemi kohë që presim për këtë, dhe më së fundi ai arriti. Kur t’a bëni WordPress-in tuaj upgrade, ose t’a përditësoni, do të shihni shumë gjëra të ndryshme, si për shembull kokën e faqes së Administratorit, menutë custom, e shumë të tjera.
Edhe pse Wordpressi është një platformë për blogim, mund të përdoret për më shumë gjëra të ndrysme. Mund të përdoret si një dyqan, Wiki, punësime, forum, menaxher kontaktësh, reviews, rrjet shoqëror, fotoblog, videoblog, si dhe aggregrator.
Shumë njerëz pyesin, pse Wordpress? Wordpressi ka një pafundshmëri të motivave, ose themes, dhe plugins, ose shtojca. Wordpressi gjithashtu është open source, që mund të përfitoni shumë gjera nga kjo. Lexoni më poshte se c’farë do të thote Open Source.