WordPress është një platformë e shkëlqyeshme që mund të përdoret pothuajse për c’do lloji faqe të imagjinueshme. Por ka disa gjëra që thjesht nuk ju nevojiten. Kjo s’do të thotë që WordPress i ka vendosur kot ato.
1. Redaktorin e tekstit vizual

Heqja e redaktorit të tekstit vizual ka dy arsye të mira:
- Redaktori i tekstit vizual shpesh herë thyen formatin e posteve kur shkon nga ‘Visual’ tek ‘HTML’, dhe anasjelltas.
- Të bën dembel. S’ka asgjë të keqe me mësimin minimal të gjuhës HTML.
Për t’ja arritur këtij qëllimi, shkoni tek Users ->Your Profile, dhe cilësija ose setting i parë lexon “Disable the visual editor when writing”. Thjesht cekni kutinë.
2. Shtojcat e pa nevojshme
Përdorimi i shtojcave të shumta ngadalëson SHUME blogun tuaj. Shtojcat e vjetra paraqisin rreziqe në sigurinë e blogun tuaj. Sa shtojca të pa aktivizuara keni në blogun tuaj? Dhe sa shtojca të aktivizuara ju nevojiten me 100 për qind? Shumica e funksioneve që këto shtojca kanë mund të bëhen edhe pa nevojën e shtojcave. Shkoni tek shtojcat tuaja, dhe hiqni të gjitha shtojcat që nuk janë të aktivizuara. Sepse edhe ato të jo-aktivizuarat janë një barrë më tepër në hostin tuaj, gjë që e bën atë të ngadalshëm.
3. Motivat e vjetra
N.q.s ju jeni një përdorues ose blogues i ri me WordPress, shansi është që ju keni instaluar shumë motiva për të parë se cila ju pëlqen. Por të gjitha këto motiva që rrinë në blogun tënd, kanë kartela që rëndojnë hostin tënd. Pra zhduki edhe këto motiva të vjetra, sepse nuk ju duhet gjithsesi. Dhe po t’ju duhen më vonë, mund t’i instaloni përsëri.
4. Fotot e pa përdorura
Shpesh herë ne ngarkojmë foto tek libraria e blogut, që edhe nuk na duhen më vonë. Por aman edhe këto kanë efektin e tyre negativ në hostin tuaj. Pra hiqi ato foto që nuk i përdor.
5. Pastroni dashboard-in tuaj
Tek dashboard-i, ose pulti, ka shumë gjëra që ne nuk na nevojiten, si p.sh. WordPress News, etj. etj. Shkoni tek ‘Screen Options’, që mund ta gjeni sipër faqes, dhe hiqini këto gjëra nga pulti juaj, sepse aq më pak gjëra, aq më i lirshëm do të jetë blogu juaj.
Gjërat që mund të hiqni nga dashboard janë:
- QuickPress
- Recent Coments
- Recent Drafts
- WordPress Blog
- Other WordPress News
- Plugins
- Incoming Links

Ju tregoni se duhet hequr text visual, por une do kishe deshire te shtoje nje te mire, se ne nje faqe me del si ne foton e treguar me larte kurse ne nje faqe tjeter ka me shume opsione. A ka ndonje menyre per te shtuerme shume butona dhe opsione per WP?
Pershendetje!
Provo njehere kete:
http://wordpress.org/extend/plugins/editor-extender/
Ndoshta te hyn ne pune!