4 mënyra për të dyfishuar trafikun e faqes
Përshëndetje të nderuar lexues të WPAlb.com. Sot do të flasim për katër mënyra që ndihmojnë shumë për të dyfishuar, apo pse jo dhe për të shumëfishuar trafikun e faqes tuaj.
Mënyra #1: Shkruaj dhe posto dicka cdo ditë
Motorrat e kërkimit (si Google, Yahoo, dhe Bing) i duan shumë faqet që rifreskohen shpesh herë me përmbajtje të re. Kjo s’do të thotë që duhet të shkruani një roman të tërë cdo ditë. Thjesht një postim të vogël prej 100-120 fjalësh do të ishte boll.
N.q.s e bën këtë për 30 ditë rrjesht, kjo do t’ju bëhet si zakon, kështu që do të jetë më e lehtë për t’u bërë. Në fillim nuk do të duket si dicka e madhe, por shumë gjëra të vogla krijojnë një gjë të madhe
.
Mënyra #2: Ndaj CDO postim në Facebook, Twitter, dhe rrjete të tjera sociale
Pasi të keni publikuar një postim, postoni një link në Facebook, ndaje atë postim ne Twitter, dhe gjithashtu në Google+. Mos u merakos po mos pate ndonjë reagim në fillim. Thjesht bëje këtë gjë gjithmonë. Duke e bërë këtë gjë gjithmonë, ju i tregoni lexuesave tuaj se jeni seriozë me faqen tuaj.
Mënyra #3: Komento në blogje të tjera, dhe posto në forume cdo ditë
Pasi të keni publikuar një postim, shkoni në blogje të tjera të të njëjtës kategori, dhe komentoni në ato blogje. Gjithashtu shkruani dhe në forume të ndryshme (kujdes nga ‘spam’-i kur shkruani në blogje dhe forume). Mos komento gjëra pa lidhje, vec për të marrë disa klikime tek faqja juaj. Përkundrazi, interakto dhe ndërvepro me personat e tjerë që kanë komentuar apo postuar.
Mënyra #4: Posto për njeriun, dhe jo motorin e kërkimit
Kur poston dicka në faqen tënde, postoje për njeriun, dhe jo për motorat e kërkimit. Edhe pse SEO (Search Engine Optimization) është shumë kryesore, në radhë të parë duhet të sigurohesh që njeriu i thjeshtë t’a kuptojë mesazhin e postimit tënd. Shprehu lirshëm, në mënyrën që flet vetë (vini re për gabimet gramatikore). Sepse po shkruajte dicka që vetëm motorrat e kërkimit mund të kuptojnë, atëherë do të humbisni lexuesat, dhe kjo është gjëja e fundit që do të donit t’ju ndodhte.


Mos e Beso po Deshe
Artikul bukur Khena, bravo por me shume me pelqeu arsyeja e fundit